Berisha e Vojvoda kërkojnë fitore në miqësore për ta kthyer motivin në Kombëtare

  • S.A /
  • 19 March 2024 - 15:57
Berisha e Vojvoda kërkojnë fitore në miqësore për ta kthyer motivin në Kombëtare

Kombëtarja e Kosovës ka vazhduar me ditën e dytë të përgatitjeve për dy miqësoret e muajit mars. Kosova do të ndeshjet me kombëtare si Armenia e Hungaria, që të dyja do i luaj në udhëtim, transmeton "Kosova Sot Online ".

Pas përfundimit të stërvitjes, Valon Berisha, si dhe Mërgim Vojvoda thanë se në këto dy ndeshje do të mundohen ta kuptojnë filozofin e trajnerit dhe se duhet fituar këto miqësore.

Valon Berisha: Këto dy ndeshje do t’i shfrytëzojmë për të kuptuar trajnerin dhe filozofinë e tij, të krijojmë grupin dhe të bëhemi sa më të fortë për ndeshjet e Ligës së Kombeve. Sot kemi punu më shumë taktikisht, ndërsa nesër do të punojmë më shumë për fazën defanzive. Duhet te adaptohemi sa më shpejtë. Janë dy ndeshje miqësore por të rëndësishme dhe duhet t’i fitojmë sepse na ndihmojnë për atmosferën në ekip. Mërgim Vojvoda: Këto dy miqësore i kemi që të përgatitemi mirë në ambientin e ri, me motivim të ri dhe për synime të reja. Duhet të kuptohemi me idenë dhe filozofinë e trajnerit. Këto miqësore do të na shërbejnë të përgatitemi për ndeshjet e shtatorit.

Më 22 mars, Kosova do të luaj kundër Armenisë, kurse katër ditë më vonë luajnë sërish si mysafir të Hungarisë në Budapest.

(Kosova Sot Online )