Bashkëpronari i Manchester United, Ratcliffe thotë se klubi anglez ka shpenzuar kot

  • A.P /
  • 19 March 2024 - 16:26
Bashkëpronari i Manchester United, Ratcliffe thotë se klubi anglez ka shpenzuar kot

Sir Jim Ratcliffe, është tashmë bashkëpronar i Manchester United dhe ka nisur nga puna për të ndryshuar atmosferën në klubin anglez.

Biznesmeni i suksesshëm së fundmi shprehet se United nuk do të bëjë shpenzime marramendëse si transferimi i Kylian Mbappe apo Jude Bellingham pasi klubi në të kaluarën ka harxhuar shumë para.

Sipas Ratcliffe më e rëndësishme se transferimi i disa emrave të bujshëm, do të jetë strukturimi i klubit dhe vendosja e njerëzve të duhur në pozicionet e duhura.

“Zgjidhja nuk është të shpenzojmë shumë para për disa lojtarë të mëdhenj. Nëse shikoni 10 vitet e fundit, klubi ka shpenzuar pa masë. Gjëja e parë që duhet të bëjmë është të vendosim njerëzit e duhur në vendet e duhura, duke menaxhuar dhe organizuar klubin. Ne duhet të sigurohemi që të bëjmë vlerësimet e duhura dhe më pas të gjejmë lojtarë të rinj. E njëjta histori edhe për Mbappe. Më mirë të punojë dhe të zbuloj “Mbappen” e radhës, në vend që të shpenzoj një pasuri të tërë për ta transferuar atë. Nuk është aq e zgjuar të blesh Mbappe”, u shpreh Ratcliffe.

(Kosova Sot Online)