Kuka i ka numëruar medaljet e fituara nga garuesit e tij

  • A.P /
  • 19 March 2024 - 18:40
Kuka i ka numëruar medaljet e fituara nga garuesit e tij

Driton Kuka i ka numëruar medaljet e fituara nga garuesit e tij, përfshirë këtu ato olimpike, botërore dhe evropiane.

Tri medalje olimpike, shtatë botërore dhe 28 evropiane, janë sukseset e jashtëzakonshme të sportit më të suksesshëm në vendin tonë.

Trajneri më i mirë në botë i xhudos e përmend edhe faktin se lagjja e Pejës, Aslan Çesma, prej nga kanë dalë kampionet olimpike, është një minierë e re.

“Aty ku po prodhohen metalet fisnike për shtetin tonë të ri e kombin Shqiptar. Edhe diçka, krejt medaljet Shqip flasin”, shkroi Kuka në “Facebook”. 

(Kosova Sot Online)