Costa shkoi në Rumani për ta parë Albion Rrahmanin

  • A.P /
  • 19 March 2024 - 20:15
Costa shkoi në Rumani për ta parë Albion Rrahmanin

Presidenti i Benficës, Rui Costa ka shkuar personalisht në Bukuresht për ta parë me sytë e tij Albion Rrahmanin.

Legjenda portugeze e kishte marrë rrugën nga Lisbona drejt Rumanisë për ta parë sulmuesin kosovar në fitoren e Rapid Bukureshtit me rezultat 4:0 ndaj FCSB, ku 23 vjeçari i realizoi dy gola, njofton mediumi portugez glorioso1904.pt.

Aktualisht, trajneri Roger Schmidt i ka tre sulmues, Marcos Leonardo, Arthur Cabral dhe Casper Tengstedt, por do t’i duhet edhe një sulmues duke e marrë parasysh se Goncalo Ramos kishte përfunduar në Paris Saint-Germain.

Për ta shitur kartonin e Rrahmanit, Dan Șucu, aksionari më i madh i Rapidit, i ka kërkuar 8 milionë euro.

(Kosova Sot Online)