Ballkani e Drita përfundojnë në disiplinor

  • A.P /
  • 19 March 2024 - 22:14
Ballkani e Drita përfundojnë në disiplinor

Komisioni i Garave i Superligës, në mbledhjen e mbajtur sot ka bërë inicime disiplinore ndaj Ballkanit dhe Dritës, duke u bazuar në raportet e delegatëve, kontrollorëve, zyrtarëve të FFK-së si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve.

Ky Komision e ka dhënë edhe arsyetimin e përfundimit në disiplinë të dy kandidatëve për titull të kampionit të Kosovës.

“Inicim disiplinor: Ndaj: FC ”Ballkani”. Motivi: Lëshim në organizimin e ndeshjes: Në min 10 dhe 32 të ndeshjes, ofendojnë në kor kryetrajnerin e ekipit mysafir Tahir Batatina. Në min 77 të ndeshjes një grup i tifozëve vendas të vendosur prapa bankinës së FC ”Llapi” në rrugë, hedhin mjete piroteknike tymuese në dhe rreth bankinës mysafire duke shkaktuar panikë të ekipi mysafir, për çka ndeshja ishte ndërprerë për tre (3) minuta.”

“Inicim disiplinor: Ndaj: FC ”Drita”. Motivi: Lëshim në organizimin e ndeshjes: Në min 46 të ndeshjes hudhin topa masiv në fushën e lojës, ndërkaq në min 57 hedhin tri (3) shishe PVC dhe në min 65 hedhin dy shishe PVC në fushën e lojës. Sipas protokolit zyrtar të ndeshjes Drita – Gjilani.”

Gjithashtu, është bërë inicim disiplinore edhe ndaj udhëheqësit të Ballkanit, Idriz Hajrizi.

“Motivi: Pas përfundimit të ndeshjes, rrugës për në zhveshtore, shanë dhe ofendon të gjithë gjyqtarët e ndeshjes. Ky zyrtar është përsëritës i incidenteve dhe ofendimeve ndaj zyrtarve të FFK-së (gjyqtarëve). Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Ballkani –Llapi.”

Ndër të tjera, inicim disiplinor u bë edhe ndaj portierit të Prishtinës, Ardit Nika. Motivi: Në min 32, luan me dorë jashtë zonës së rreptësisë si lojtar i fundit, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Fushë Kosova – Prishtina.”

(Kosova Sot Online)