A do të shkon Mourinho në Bayern? Flet drejtori i klubit

  • S.A /
  • 20 March 2024 - 10:46
A do të shkon Mourinho në Bayern? Flet drejtori i klubit

Bayern Munichu është në kërkim të trajnerit të ri, të cilin do ta angazhojë nga sezoni i ardhshëm, transmeton "Kosova Sot Online ".

Në “pole-position” për momentin duket se është Xabi Alonso i Bayer Leverkusenit, por po përmendet edhe emri i Jurgen Kloppit, i cili gjatë verës do të ndahet me Liverpoolin.

Por, në orët e fundit në opsion është futur edhe Jose Mourinho. Trajneri portugez është i lirë pasi u nda me Romën, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që ai të përfundojë në “Allianz Arena” gjatë verës që po vjen. Këtë mundësi nuk e ka hedhur poshtë as drejtori i gjigantit bavarez, Max Eberl. “Natyrisht, ne jemi duke shikuar trajnerë që janë aktualisht të lirë”, u shpreh Eberl për magazinën gjermane, “Bild”. “Jose po e mëson gjermanishten? Unë nuk e di këtë”, përfundoi zyrtari i lartë i Bayernit.

(Kosova Sot Online )