Suspendohen nga FIBA dy gjyqtarët që u dyshuan për tentim të kurdisjes në Kosovë

  • S.A /
  • 20 March 2024 - 12:45
Suspendohen nga FIBA dy gjyqtarët që u dyshuan për tentim të kurdisjes në Kosovë

FIBA i ka suspenduar dy referët grekë, Dimitrios Zacharis dhe Anastasios Kardaris, të cilët dyshoheshin për tentim të kurdisjes së një ndeshjeje në basketbollin kosovar në vitin e kaluar, transmeton "Kosova Sot Online ".

Kardaris dhe Zacharis në prill të vitit të kaluar ishin akuzuar nga Sigal Prishtina, e cila pretendonte se ata ishin joshur me një ofertë për ta kurdisur ndeshjen me Trepçën.

Ata ishin angazhuar për ta drejtuar ndeshjen e “play-offit”, por ishin larguar menjëherë pas akuzave te Bardhekaltërve. Dhe tash, FIBA i suspendoi të dy referët, të cilët janë pezulluar deri në fund të tetorit me akuzën e “mospranimit”. 

(Kosova Sot Online )