Cluji ia vë syrin mbrojtësit të Ballkanit

  • A.P /
  • 20 March 2024 - 19:00
Cluji ia vë syrin mbrojtësit të Ballkanit

Kampionati rumun ia ka vënë syrin një tjetër futbollisti kosovar.

Është ekipi i Clujit, i cili ka shprehur interesim për futbollistin e Ballkanit, Lumbardh Dellova.

Këtë e thotë mediumi rumun, “PlaySport”. Dellova i ka bërë përshtypje drejtuesve të klubit dhe trajnerit Adrian Mutu.

Madje, sipas tyre, mbrojtësi kosovar do të përcillet nga drejtuesit e Clujit në ndeshjen mes Hungarisë dhe Kosovës më 26 mars.

Në kampionatin rumun paraqiten edhe Albion Rrahmanin dhe Ermal Krasniqin. me fanellën e Rapid Bukureshtit.

Kurse tek është mbrojtësi i Shqipërisë, Arlind Ajeti.

(Kosova Sot Online)