Mbappe pritet të bëhet futbollisti më i paguar në histori të Realit

  • A.P /
  • 21 March 2024 - 15:43
Mbappe pritet të bëhet futbollisti më i paguar në histori të Realit

Kylian Mbappé pritet të bëhet futbollisti më i paguar në histori të Real Madridit.

Sulmuesi francez po i kalon muajt e fundit të kontratës me Paris Saint-Germainin, prej nga pritet të largohet gjatë verës që vjen.

Dhe, të gjitha rrugët e çojnë ish-futbollistin e Monacos drejt kryeqytetit spanjoll, ku po e presin krahëhapur “Los Blancos”.

E mediumi francez “L’Equipe” ka dhënë detaje rreth rrogës që mund ta marrë lojtari, një gjë që iu intereson të gjithëve.

Gjithnjë sipas mediumit francez, 25 vjeçari do ta ketë një rrogë të majme mujore mes 2.5 milionë e 3 milionë euro.

Asnjë lojtar deri tash nuk e ka marrë një rrogë të tillë derisa ka luajtur për klubin mbretëror spanjoll.

Ndërkohë, i njëjti medium sot paradite shkroi se PSG-ja po e bën tentimin e fundit për ta bindur Mbappen që të qëndrojë në “Parkun e Princave”.

Parisienët ia kanë ofruar atij një rrogë mujore prej 6 milionë eurosh, pra një herë më shumë se atë të Realit, respektivisht 72 milionë euro në vit. 

(Kosova Sot Online)