Llapi e kërcënon FFK-në me ndalim të lojtarëve në reprezentacion

  • A.P /
  • 21 March 2024 - 17:09
Llapi e kërcënon FFK-në me ndalim të lojtarëve në reprezentacion

I zhgënjyer nga Federata e futbollit të Kosovës që dy herë ia refuzoi kërkesën duke mos i dhënë fitore në tavolinë kundër Malishevës, Tahir Batatina po mendon që t’ia kthej me të njëjtën monedhë FFK-së.

Trajneri dhe donatori i Llapit, ka thënë që Llapi do ta shfrytëzoj mundësinë për tua ndaluar futbollistëve të vet pjesëmarrjen e tyre në cdo reprezentacion të FFK-së.

“Do t’i ndal të gjithë lojtarët e Llapit, nuk do t’i lë më në asnjë reprezentacion sepse ky është diskriminim ndaj një skuadre me organizim gjigant. Kënd po e pengon Llapi, do ta shohim nga tash e tutje’’, deklaroi Batatina.

Për më tepër, Batatina ka paralajmëruar se Llapi do ta tërheq ekipin edhe nga Liga U21.

“Llapi nuk do të marrë më pjesë në gara me ekipin U-21 sepse kjo është padrejtësia e radhës dhe nuk kemi nevojë të shpenzojmë kot kur nuk përfillen rregullat, aktet normative”, vazhdoi ai.

(Kosova Sot Online)