Sylvinho flet para ndeshjes së nesërme me Kilin

  • A.P /
  • 21 March 2024 - 19:51
Sylvinho flet para ndeshjes së nesërme me Kilin

Një ditë para miqësores me Kilin, përzgjedhësi i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho ka mbajtur konferencë për media.

Trajneri u shpreh se ndaj Kilit pret një ndeshje të bukur e të fortë, teksa i konsideroi kundërshtarë si një ekip me emra të mëdhenj.

“Nesër do të ketë një stadium të mbushur plot me shqiptarë. Ne nuk po mendojmë për Europianin. Jemi të grumbulluar prej 3 ditësh dhe flasim vetëm për ndeshjet miqësore. Nuk ka miqësore. Kili vjen me lojtarë të rëndësishëm si Perez apo Sanchez. Është ekip që është mësuar të luajë ndeshje të tilla”.

Sylvinho foli edhe për fazën e sulmit, teksa u shpreh se ekziston mundësia, që Rey Manaj e Armando Broja të luajnë të dy në repartin ofensiv.

‘’Broja dhe Manaj mund të luajnë në një formacion sepse kanë karakteristika të ndryshme. Ky është moment special për ne dhe lojtarët. Është një moment i veçantë, Manaj vjen për herë të parë me mua, Hoxha po, Broja dhe Muçolli po. Kemi Sherrin sepse Berisha ka pasur probleme me dëmtimin. Në futboll mund të ndodhë gjithçka dhe mund të luajmë në shumë mënyra, pra Manaj dhe Broja mund të jenë në një formacion. Muja dhe Daku mund të jenë pjesë e skuadrës për të ardhmen. Nuk mendoj për listën e Europianit’’, e mbylli ai.

Të premten, Shqipëria luan me Kilin nga ora 20:45.


(Kosova Sot Online)