Gjimshiti para ndeshjes me Kilin: Jemi në rrugën e duhur

  • A.P /
  • 21 March 2024 - 20:25
Gjimshiti para ndeshjes me Kilin: Jemi në rrugën e duhur

Një ditë para miqësores me Kilin, përzgjedhësi i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho dhe mbrojtësi Berat Gjimshiti kanë mbajtur konferencë për media.

Në fjalën e tij, Gjimshiti e cilësoi takimin e nesërm si një test të rëndësishëm, në të cilin skuadra do dhurojë më të mirën, për të arritur te fitorja.

“Për ne që kemi shumë kohë që po luajmë në Itali, populli shqiptar do të na përkrahë, do të jetë shumë bukur. Sigurisht që Italia është kombëtare që ka historinë e vet, gjithmonë është aty. Ne kemi një frymë shumë të mirë dhe lojtarë me cilësi. Ekipi është në rrugën e duhur, pse të mos bëjmë surprizën ndaj Italisë, pse jo?! Ne nuk mendojmë për Europianin, mendojmë vëtëm për dy miqësoret, që janë të rëndësishme.

(Kosova Sot Online)