Peja triumfon ndaj Istogut

  • A.P /
  • 21 March 2024 - 21:09
Peja triumfon ndaj Istogut

Peja shënoi fitore të pritur ndaj Istogut me rezultat 66:101, në kuadër të javës së 26-të në Superligë.

Përvec cerekut të tretë që e fitoi me tre pikë epërsi, në pjesën më të madhe të lojës, Peja ishte dominuese.

Katër basketbollistë shënuan pikë dyshifrore për fituesit, më i dalluari ishte Davis me 19 pikë.

Tek Istogu u dalluan dyshja Arian Azemi me e Sadio Doucoure me double double prej 18 pikëve e 12 kërcimeve.

Peja është e dyta me 18 fitore e nëntë humbje, ndërsa Istogu i fundit me një fitore e 25 humbje.

(Kosova Sot Online)