Trepça vazhdon me fitore në Superligë

  • A.P /
  • 21 March 2024 - 22:10
Trepça vazhdon me fitore në Superligë

Trepça ka vazhduar me fitore edhe në xhiron e 26-të të Superligës në basketboll.

Mitrovicasit arritën fitore përballë Proton Cable Prizrenit me rezultatin 97:73.

Që nga fillimi e deri në fund, xehetarët ishin më të mirë, duke i fituar të gjithë periudhat e lojës.

Darnell Edge ishte i pandalshëm në këtë fitore me 24 pikë. Teksa, tek prizrenasit nuk kryen punë 32 pikët e Ty Cockfield.

Xhiron e ardhshme, Trepça luan sërish si vendas me Bashkimin, kurse Prizreni e pret Yllin.

(Kosova Sot Online)