Distria Krasniqi e Flaka Loxha e nisin me fitore Grand Slamin e Tbilisit

  • S.A /
  • 22 March 2024 - 10:08
Distria Krasniqi e Flaka Loxha e nisin me fitore Grand Slamin e Tbilisit

Distria Krasniqi dhe Flaka Loxha e kanë nisur me fitore Grand Slamin e Tbilisit.Distria e cila po garon në katëgorinë deri në 52 kg e kaloi xhiron e parë pa luftë, transmeton "Kosova Sot Online".

Në xhiron e dytë, Krasniqi mposhti me Wazaari dhe Ippon, rusen Iana Zhilkina.

Kampionja Olimpike në xhiron e tretë ndeshet me holandezen Naomi Van Krevel.

Flaka Loxha ka fituar në vazhdime në xhiron e parë me 3 dënime për Ippon, kundër koreanes Juhee Kim, në kategorinë deri në 57 kg.Në xhiron e dytë Loxha ndeshet me spanjollen Malin Wilson Claret.

(Kosova Sot Online )