Mbyllet pjesa e parë: Kosova në epërsi minimale ndaj Armenisë

  • A.P /
  • 22 March 2024 - 17:53
Mbyllet pjesa e parë: Kosova në epërsi minimale ndaj Armenisë

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes miqësore mes Armenisë dhe Kosovës.

Rezultati pas 45 minutave të parë është 0:1 për dardanët.

Ishte Milot Rashica i cili realizoi në minutën e 25-të të takimit.

Ishte një depërtim i bukur i Zhegrovës, teksa goditja e tij preku shtyllën, për t’iu kthyer më pas Rashicës.

Mbetet të shihet në pjesën e dytë se a do ta arrijë fitoren në ndeshjen e parë trajneri gjerman.

(Kosova Sot Online)