Zhegrova pas rikthimit dhe fitores ndaj Armenisë: Duhet ta harrojmë të kaluarën

  • A.P /
  • 22 March 2024 - 21:21
Zhegrova pas rikthimit dhe fitores ndaj Armenisë: Duhet ta harrojmë të kaluarën

Kombëtarja e Kosovës e nisi me fitore epokën e re me përzgjedhësin, Franco Foda.

“Dardanët” fituan sonte me rezultat minimal 0:1 në udhëtim ndaj Armenisë, në një ndeshje miqësore

I rikthyeri te Kosova, Edon Zhegrova, deklaroi se duhet harruar e kaluara dhe se duhet shikuar pwrpara, duke shpresuar se me Fodan tw arrihet kualifikimi nw njw garw madhore.

“Të kaluarën duhet ta harrojmë dhe të shikojmë përpara. Shpresojmë që me këtë trajner ta arrijmë kualifikimin”, tha ai pas ndeshjes pwr “Supersport”.

“Kemi punuar shumë mirë taktikisht. Trajneri ka qenë i lidhur shumë me lojtarët. Do të jetë me rëndësi të qëndrojmë të bashkuar”, deklaroi Zhegrova.

Kujtojmë se Kosova ndeshjen e ardhshme miqësore e luan ndaj Hungarisë. 

(Kosova Sot Online)