Shqipëria në disavantazh ndaj Kilit

  • A.P /
  • 22 March 2024 - 21:42
Shqipëria në disavantazh ndaj Kilit

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen miqësore mes Shqipërisë dhe Kilit.

Kili arriti që në pushimin mes pjesëve të futet me epërsi minimale 0:1

Goli i vetëm në 45 minutat e parë të këtij takimi u shënua nga Eduardo Vargas (20′)

“Kuqezinjtë” regjistruan raste me Rey Manajn e Jasir Asanin, por që nuk arritën t’i konkretizonin me gol.

Vlen të përmendet se në këtë pjesë të parë u shpërndan edhe dy kartonë të verdhë, një ndaj Ylber Ramadanit dhe një ndaj Alexis Sanchezit.

Kujtojmë se kjo ndeshje miqësore është duke u zhvilluar në stadiumin “Ennio Tardini”, në Parma të Italisë. 

(Kosova Sot Online)