Kosova U19 luan sot ndaj Spanjës, synon rezultat pozitiv

  • S.A /
  • 23 March 2024 - 15:23
Kosova U19 luan sot ndaj Spanjës, synon rezultat pozitiv

Kombëtarja e Kosovës u19 synon ja vazhdojë formën e mirë në kampanjën ‘Elite Round’ për kualifikimin në Kampionatin Evropian, edhe ndaj Spanjës me të cilët do të përballet sot, transmeton "Kosova Sot Online ".

Djelmoshat tanë hyjnë në këtë sfidë, pas fitores minimalisht 1:0 ndaj Austrisë.

Ditën e sotme, ‘Dardanët’ e zhvillojnë njërën nga ndeshjet më të rëndësishme në histori të kësaj grupmoshe.

E motivi është shumë i lartë i besuarve të Adil Maliqit, pas asaj që bën një xhiro më herët.

Në grupin 1, Kosova ndodhet bashkë me Austrinë, Spanjën dhe Slloveninë.

Përballja e sotme e Kosovës me Spanjën nis nga ora 16:00.

(Kosova Sot Online )