Inzaghit i lëndohet një tjetër futbollist me Kombëtare

  • A.P /
  • 24 March 2024 - 14:40
Inzaghit i lëndohet një tjetër futbollist me Kombëtare

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi vijon të marrë lajme të këqija nga grumbullimet e përfaqësueseve.

Pas Stefan De Vrij, i dëmtuar ka mbetur edhe portieri titullar, zvicerani Yann Sommer.

Ky i fundit la fushën e lojës në minutën e 37’ të miqësores mes Danimarkës e Zvicrës, pas një goditjeje që mori në kavilje nga sulmuesi i Manchester United, Rasmus Hojlund.

Sommer la fushën, pa ndihmën e barelës dhe kjo shton optimizmin për një dëmtim jo fort shqetësues.

Pak ditë më parë në Milano u rikthye edhe Stefan De Vrij që pësoi një dëmtim te Holanda, me mbrojtësin që pritet të kryejë sërish testet mjekësore të hënën, por gjasat janë që të mungojë për të paktën dy javë.


(Kosova Sot Online)