Laporta flet për të ardhmen e dyshes Felix -Cancelo

  • A.P /
  • 24 March 2024 - 16:16
Laporta flet për të ardhmen e dyshes Felix -Cancelo

Gjatë verës së kaluar, dyshja Joao Felix dhe Joao Cancelo kaluan tek Barcelona në formë huazimi.

Dhe tash, kur është vera afër, e ardhmja e tyre vie në dukje.

Në lidhje me këtë, ka folur presidenti i skuadrës së Barçës, Joan Laporta.

“Mendoj se të dy, Cancelo dhe Felix, do ta vazhdojnë karrierën te Barcelona edhe në edicionin tjetër”, ka thënë Laporta.

Në mënyrë që kjo të jetë e mundshme, që të dyve duhet t’u vazhdohet huazimi.

“Natyrisht se do të bëhet një gjë e tillë, por me mundësi blerjeje në fund”, ka thënë 61-vjeçari.

Felixi është i huazuar nga Atletico Madridi, kurse Cancelo nga Manchester City.

Cancelo ka zhvilluar 32 ndeshje për Barcelonën dhe ka shënuar katër gola e katër asistime.

Felixi ka nëntë gola e pesë asistime në 34 paraqitje në të gjitha garat.

(Kosova Sot Online)