Kosova U19 ëndërron Evropianin, sot përballet me Slloveninë U19

  • S.A /
  • 26 March 2024 - 08:37
Kosova U19 ëndërron Evropianin, sot  përballet  me Slloveninë U19

Kombëtarja e Kosovës U19 sot do të zhvillojë ndeshjen e fundit kualifikuese për Evropianin e këtij viti, që do të mbahet në Irlandën e Veriut, transmeton "Kosova Sot Online ".

Ndeshja ndaj Sllovenisë U19 do të jetë shumë e rëndësishme për “Dardanët” e rinj, por nuk varet gjithçka nga ta.

Kualifikimi tutje i ekipit të udhëhequr nga Adil Maliqi varet edhe nga ndeshja tjetër, mes Austrisë U19 dhe Spanjës U19.

Kosovës U19 i duhet fitorja ndaj sllovenëve, por duhet të shpresojë që Spanja U19 të mos fitojë ndaj Austrisë.

Ndeshja mes Sllovenisë U19 dhe Kosovës U19 do të zhvillohet nga ora 12:00 në Lendava. Në orar të njëjtë do të zhvillohet edhe sfida mes austriakëve dhe spanjollëve.

Në Grupin 1 udhëheq Spanja U19 me katër pikë, e ndjekur nga Kosova U19 dhe Austria U19 me tri pikë, teksa e fundit është Sllovenia U19 me vetëm një pikë.

Vlen të theksohet se vetëm fituesi i grupit kualifikohet për në Evropian.

Kosova U19 në dy ndeshjet e para ka regjistruar një fitore dhe një humbje, ka mposhtur Austrinë U19 dhe ka pësuar ndaj Spanjës U19. 

(Kosova Sot Online )