Kosova U19 paraqitet me këtë formacion përballë Sllovenisë U19 në “Elite Round”

  • S.A /
  • 26 March 2024 - 11:08
Kosova U19 paraqitet me këtë formacion përballë Sllovenisë U19 në “Elite Round”

Kombëtarja e Kosovës U19 sot do të zhvillojë ndeshjen e fundit kualifikuese për Evropianin e këtij viti, që do të mbahet në Irlandën e Veriut. Të prag të këtij dueli, tashmë është publikuar formacioni i “Dardanëve” të rinj, transmeton "Kosova Sot Online".

Ndeshja ndaj Sllovenisë U19 do të jetë shumë e rëndësishme për “Dardanët” e rinj, por nuk varet gjithçka nga ta.

Kualifikimi tutje i ekipit të udhëhequr nga Adil Maliqi varet edhe nga ndeshja tjetër, mes Austrisë U19 dhe Spanjës U19.

Kosovës U19 i duhet fitorja ndaj sllovenëve, por duhet të shpresojë që Spanja U19 të mos fitojë ndaj Austrisë.

Ndeshja mes Sllovenisë U19 dhe Kosovës U19 do të zhvillohet nga ora 12:00 në Lendava.

Image

(Kosova Sot Online )