Manchester United e largon futbollistin e njohur

  • A.P /
  • 26 March 2024 - 15:51
Manchester United e largon futbollistin e njohur

U prit me shumë bujë, por aventura e Sofyan Amrabat tek Manchester United nuk ka shkuar mirë.

Amrabat pritet të largohet nga United në fund të sezonit pas vetëm një viti qëndrim në Angli.

Amrabat këtë edicion ka zhvilluar 22 ndeshje me fanellën e United, duke mos shënuar e asistuar asnjë gol.

Mesfushori maroken iu bashkua gjigantit anglez nga Fiorentina për një huazim një vjeçar me Djajtë e Kuq që kanë të drejtën e blerjes për 20 milionë euro, por nuk do ta shfrytëzojnë këtë opsion.

Juventusi dhe Milani kanë shprehur interesim për transferimin e reprezentuesit maroken në sezonin e ardhshëm.


(Kosova Sot Online)