“Mision Special”, Sylvinho dhe ndihmësit e tij prezent në “Santiago Bernabeu”

  • S.A /
  • 27 March 2024 - 09:08
“Mision Special”, Sylvinho dhe ndihmësit e tij prezent në “Santiago Bernabeu”

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur në “Santiago Bernabeu” miqësoren e luksit mes Spanjës dhe Brazilit, transmeton "Kosova Sot Online ".

Një mision i dyfishtë për Sylvinhon, që krahas mbështetjes për Brazilin e tij, do të monitorojë nga afër edhe Spanjën, kundërshtarin e Shqipërisë në ndeshjet e grupeve të Evropianit Gjermani 2024.

Natyrisht bëhet fjalë për një nga skuadrat favorite të Evropianit, ndaj të cilëve do të jetë padyshim e vështirë.

Megjithatë, Sylvinho do të provojë që nga tribuna, të evidentojë ndonjë dobësi të “Furia Rojas” për ta shfrytëzuar më pas në Gjermani.

Në këtë mision Sylvinho shoqërohet edhe nga ndihmësit e tij Pablo Zabaleta e Doriva.

Shqipëria do të përballet me Spanjën më 24 qershor në Dusseldorf, në ndeshjen e tretë dhe të fundit të fazës së grupeve.

(Kosova Sot Online )