Arrestohen të dyshuarit që kërcënuan me vdekje familjen e Angel Di Maria-s

  • S.A /
  • 28 March 2024 - 10:52
Arrestohen të dyshuarit që kërcënuan me vdekje familjen e Angel Di Maria-s

Janë arrestuar nga Policia Federale të dyshuarit që kanë kërcënuar me vdekje familjen e Angel Di Maria-s në godinën ku ndër të tjera jetojnë edhe prindërit e tij, transmeton "Kosova Sot Online ".

Ezequiel A., i identifikuar nga forcat e sigurisë dhe publikuar nga mediat vendase, si dhe një grua me nofkën ‘Tamara’, kishin armë dhe drogë, përkatësisht 135 gramë kokainë.

Të hënën, një makinë hyri në lagjen Funes, 8 km nga Rosário, ku jeton familja e kampionit të botës, duke lënë një shënim frikësues, duke kërcënuar Di Marían se nëse do të kthehej në Rosário Central pas përfundimit të kontratës me Benfica-n, dikush në familjen e tij do të vdiste. Katër të shtëna u qëlluan në ajër njëkohësisht.

(Kosova Sot Online )