Interi ‘shpërblen’ Inzaghin me rinovim, detajet e kontratës së re

  • S.A /
  • 28 March 2024 - 12:53
Interi ‘shpërblen’ Inzaghin me rinovim, detajet e kontratës së re

Tek Interi janë të kënaqur me punën e Simone Inzaghit dhe nuk mund të mos ishte ndryshe, pasi tekniku emilian po zhvillon një punë të jashtëzakonshme me zikaltrit, transmeton "Kosova Sot Online".

Skuadër që luan me bukur me të në pankinën krahasuar me trajnerët e mëparshëm.

Titulli i 20-të në histori është praktikisht i siguruar, ndërkohë që drejtuesit kanë përgatitur dhuratën për trajnerin.Inzaghit do t’i ofrohet rinovimi deri në vitin 2027. Kontrata aktuale i përfundon në 2025, por zikaltrit duan ta “blindojnë”, duke konfirmuar besimin e madh që kanë në aftësitë e tij si trajner.Firma mbi kontratën e re do të vijë përpara mbylljes së sezonit. Inzaghi përfiton rreth 5.5 milionë euro në sezon, pagë që pritet të shkojë deri në 6.5 me marrëveshjen e re.47-vjeçari po zhvillon sezonin e tretë në pankinën e nënkampionëve të Europës.Deri tani ka fituar Kupën e Italisë (2x) dhe Superkupën (3x) me Interin.Ndërkohë që është shumë afër titullit të parë si teknik. I pari për të dhe i 20-ti për Interin, trofe që do të sjellë yllin e dytë në fanellë.

(Kosova Sot Online )