Guardiola: Walker dhe Stones do të mungojnë ndaj Arsenalit

  • A.P /
  • 29 March 2024 - 17:39
Guardiola: Walker dhe Stones do të mungojnë ndaj Arsenalit

Manchester City do të jetë pa dy prej futbollistëve kryesorë në derbin ndaj Arsenalit, që do të zhvillohet të dielën.

Pep Guardiola konfirmoi sot se nuk do t’i ketë në dispozicion Kyle Walker dhe John Stones, të cilët u lënduan në miqësoret e këtij muaji me Kombëtaren e Anglisë.

Spanjolli gjithashtu tha se lëndimi i Walkerit është më serioz, teksa shtoi se nuk e di se kur do t’i kthehen të dytë.

“Kyle dhe John janë jashtë. Është ajo që është. Lëndimi i Kyle është më serioz sesa i John. Ata do të jenë jashtë, por nuk e di për sa ndeshje”, deklaroi Guardiola.

Ndërsa, Kevin De Bruyne, Ederson dhe Manuel Akanji pritet të jenë të gatshëm për derbin e javës së 30-të.

Kujtojmë se Arsenali është lider në tabelë me 64 pikë, aq sa ka edhe Liverpooli në pozitën e dytë.

Man City është i treti me vetëm një pikë më pak.

Derbi mes Man Cityt dhe Arsenalit do të zhvillohet në “Etihad Stadium”, me fillim prej orës 17:30.

(Kosova Sot Online)