Lexoni edhe:
Zhegrova: Kjo ndeshje do të mbetet përgjithmonë në memorien time, faleminderit tifozëve dhe shokëve të skuadrës
FC Dinamo ka reaguar pas humbjes së sotme në derbin ndaj Suharekës ’23, të vlefshëm për javën e 20-të në Grupin A të Ligës së Parë, transmeton "Kosova Sot Online ".
Dinamo u mposht në shtëpi me rezultatin 1:2, me ç’rast e humbi edhe vendin e parë në renditje, që tani mbahet nga suharekasit.
Ferizajasit, përmes një reagimi të lëshuar në faqen e klubit, kanë akuzuar gjyqtarin, Ardit Halilaj, për ndikim direkt në rezultat duke përmendur disa raste diskutabile nga kjo ndeshje.
Në reagim thuhet gjithashtu se “nuk është hera e parë që ka referim tendencioz kundër Dinamos”.
Klubi nga Ferizaj tani po shpreson që Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) dhe organet kompetente të marrin masat e duhura, që sipas klubit në fjalë, duhet të merren “masa urgjente ndaj kësaj dukurie negative ku ka bazë edhe për prokurorinë e shtetit”
(Kosova Sot Online )