Manchester City – Arsenal derbi kryesor i kësaj jave

  • A.P /
  • 31 March 2024 - 09:57
Manchester City – Arsenal derbi kryesor i kësaj jave

Manchester City – Arsenal është derbi kryesor i kësaj jave në top ligat kryesore të Evropës. Kjo ndeshje mund të jetë determinuese edhe në garën për titullin e kampionit në Angli.

Përballja mes këtyre dy skuadrave do të luhet në stadiumin “Etihad” dhe i takon javës së 30-të në Premierligë.

Arsenali udhëton drejt Manchesterit si lider dhe me një formë fantastike, pasi ka regjistruar tetë fitore në po aq ndeshje të zhvilluara këtë vit në kampionat.

“Topçinjtë” kanë grumbulluar 64 pikë deri tash.

Në anën tjetër, Man City është i treti me vetëm një pikë më pak. Kampioni në fuqi anglez do të futet në këtë ndeshje pas barazimit (1:1) me Liverpoolin në xhiron paraprake.

Pep Guardiola ka konfirmuar se për derbin e sotëm nuk do të ketë në dispozicion Kyle ëalker dhe John Stones.

Në anën tjetër, te londinezët mungesa e vetme e konfirmuar është ajo e Jurrien Timber. Por, është ende në dyshim nëse Mikel Arteta do t’i ketë në dispozicion yjet si Bukayo Saka, Gabriel Martinelli dhe Gabriel Megalhaes.

Ndeshje mes Manchester City dhe Arsenalit do të nisë në ora 17:30. 

(Kosova Sot Online)