Tuchel ia uron titullin Bayer Leverkusenit

  • A.P /
  • 31 March 2024 - 11:57
Tuchel ia uron titullin Bayer Leverkusenit

Thomas Tuchel është dorëzuar në garën për titull në Bundesligë.

Humbja 2:0 e Bayern Munich kundër Borussia Dortmund të shtunën në mbrëmje lë 13 pikë tani prapa prapa liderit, Bayer Leverkusen, me vetëm shtatë ndeshje të mbetura deri në fund të sezonit.

“Urime Bayer Leverkusenit”, tha Tuchel pas ndeshjes për “Sky Germany”, duke shtuar se “nuk ka mbetur asnjë shpresë”.

“Bavarezët” janë të eliminuar edhe nga Kupa e Gjermanisë.

Momentalisht, gjiganti gjerman është në garë vetëm në Ligën e Kampionëve.

Në çerkefinale të kësaj gare Bayerni do të takohet me Arsenalin.

(Kosova Sot Online)