Pioli do të qëndrojë edhe për sezonin e ardhshëm te Milani

  • A.P /
  • 31 March 2024 - 13:22
Pioli do të qëndrojë edhe për sezonin e ardhshëm  te Milani

Presidenti i Milanit, Paolo Scaroni, ka konfirmuar se Stefano Pioli do të qëndrojë edhe për sezonin e ardhshëm.

Italiani ishte nën presion pas eliminimit në Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Italisë, por rezultatet e fundit kanë bërë që “Kuqezinjtë” të jenë “komod” në pozitën e dytë në Serie A.

Milani është në garë në Ligën e Evropës, si mundësia e vetme për ta mbyllur sezonin me trofe.

“Unë gjithmonë kam thënë se Pioli do të qëndrojë”, tha Scaroni për “Sky Sport Italia”.

“Më pëlqejnë trajnerët që fitojnë dhe duke parë se po bëjmë mirë, më pëlqen Pioli. Ai është një person fantastik dhe ne e duam shumë. Shpresoj që edhe ai të na dojë”, shtoi presidenti i gjigantit italian.

Stefano Pioli me Milanin ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2025.

(Kosova Sot Online)