Liverpool fiton dhe merr primatin në Premierligë

  • A.P /
  • 31 March 2024 - 17:45
Liverpool fiton dhe merr primatin në Premierligë

Liverpooli ka shënuar fitore të rëndësishme në Premierligë.

“Reds” triumfuan 2:1 me përmbysje ndaj Brightonit, në kuadër të javës së 30-të në elitën e futbollit anglez.

Ëelbeck kaloi mysafirët në epërsi qysh në minutën e dytë të ndeshjes.

Ishte Luis Diaz që barazoi shifrat në minutën e 27-të të takimit.

E holin e fitores e shënuar Mohamed Salah në minutën e 65-të.

Me këtë fitore, Liverpooli tani merr primatin në tabelë me 67 pikë, tri më shumë se Arsenali dhe katër më shumë se Manchester City.

Këto dy të fundit takohen pas pak në derbin e javës së 30-të.

(Kosova Sot Online)