Ja cili futbollist i Barcelonës u konfrontua me adoleshentë

  • A.P /
  • 01 April 2024 - 21:46
Ja cili futbollist i Barcelonës u konfrontua me adoleshentë

Inigo Martinez ka zënë titujt kryesorë në mediat spanjolle dhe jo vetëm, pasi humbi durimin me disa adoleshentë në rrugë.

Mbrojtësi i Barcelonës u filmua duke dalë nga makina e tij për t’u konfrontuar me një tifoz, i cili dyshohet se e ofendoi lojtarin.

“Le të jetë hera e fundit që më quan idiot, hera e fundit që më shan mua”, u dëgjua duke thënë Martinez.

Spanjolli gjithashtu dëgjohet teksa tha se “e njëjta gjë vlen edhe për ty”, duke iu drejtuar personit që po xhironte.

(Kosova Sot Online)