Bostoni e dominoi Charlotten, fitojnë krejt në fund Memphis e Orlando

  • G.G /
  • 02 April 2024 - 11:52
Bostoni e dominoi Charlotten, fitojnë krejt në fund Memphis e Orlando

Gjashtë ndeshje ishin në program në mëngjesin e sotëm në Ligën NBA. Boston Celtics ka arritur fitore përballë Charlotte Hornets me rezultatin 118:104.

Për një nuancë, Celtics ishin më të mirë në pjesën e parë, duke e mbyllur atë me gjashtë pikë avantazh.

Falë paraqitjes fantastike në çerekët dy e tre, Bostoni e siguruar fitoren ndaj Hornets. Për kundërshtarin e tyre nuk kryen punë fitimi i dy çerekëve me nga dy pikë avantazh.

Figurat kryesore të fitores ishin Jayson Tatum e Sam Hauser me nga 25 pikë, si dhe Porzingis me 20 sosh. Te Charlotte nuk mjaftuan 26 pikët e Miles Bridges.

Me dy pikë avantazh fitore mori Memphis Grizzlies kundër Detroit Pistons 110:108. Pjesa e parë i takoi Detroitit, derisa ajo e dyta Memphisit.

Për Grizzlies i pandalshëm ishte Jaren Jackson me plot 40 pikë, e keq për Pistons nuk ia la as Cade Cunningham me 36 pikë.

Triler basketbolli u zhvillua edhe në sfidën Orlando Magic-Portland Trail Blazers, 104:103.

Fitimi i çerekut të dytë dhe të tretë ishte përcaktues që në fund Orlando të dal me kokën lartë.

Pesë basketbollistë shënuan pikë dyshifrore për Magic, më i veçuari ishte Franz Wagner me 20 pikë.

Në takimet tjera, Indiana Pacers mposhti Brooklyn Nets 133:111, Chicago Bulls pësoi nga Atlanta Hawks 101:113, si dhe New Orleans Pelicans-Phoenix Suns u mbyll 111:124. 

(Kosova Sot Online)