Caktohen gjyqtarët për gjysmëfinalet e para të Kupës

  • A.P /
  • 02 April 2024 - 14:34
Caktohen gjyqtarët për gjysmëfinalet e para të Kupës

Pas ndeshjeve të Superligës, këtë mesjavë koha është për Kupën e Kosovës në futboll.

Në program do të jenë takimet e para të gjysmëfinales, e cila luhet në sistem vajtje-ardhje të cilat zhvillohen të mërkurën.

Padyshim që vëmendja kryesore do të në sfidën mes Prishtinës dhe Dritës.

Po atë mërkurën luhet edhe ndeshja tjetër gjysmëfinale mes dy rivalëve lokal, Suhareka e Ballkani.

Tashmë janë bërë publike edhe gjyqtarët që do i drejtojnë këto dy takime.

Alban Shala do të jetë gjyqtari kryesor në duelin mes Prishtinës dhe Dritës.

Arbnor Bullatovci, Besnik Morina dhe Valon Bajgora do të jenë ndihmësit e tij, ndërsa në VAR janë Visar Kastrati dhe Edmond Zeqiri.

E në gjysmëfinalen tjetër mes Suharekës e Ballkanit, gjyqtar i ndeshjes është Genc Nuza.

Nuza do të ndihmohet nga Bujar Selimaj, Fatmir Sekiraqa dhe Mentor Ajeti, kurse në VAR janë Mervan Bejtullahu dhe Fatlum Berisha.

(Kosova Sot Online)