![“Para syve të gjithë botës, të gatshëm e krenarë” – Albin Kurti fjalë të mëdha për ekipin olimpik të Kosovës](/uploads/kosova-sot/images/2024/July/27/200x200_IMG_57701722036153.png)
Ja pse ‘Santiago Bernabeu’ do jetë i gjithi i bardhë
![Ja pse ‘Santiago Bernabeu’ do jetë i gjithi i bardhë](/uploads/kosova-sot/images/2022/May/31/auto_Real-Madrid-600x3601653979925.jpg)
Reali ka mundur të dielën 2-0 Atletik Bilbaon në një ndeshje pa shumë probleme për të besuarit e Ançelotit. E veçanta në suksesin e “Los Blancos” ishte pikërisht fanella.
Ndryshe nga çfarë jemi mësuar ta shohim, kundër Bilbaos në “Bernabeu”, Reali ka luajtur me fanellën e re e gjitha ngjyrë vjollcë.
Pikërisht në mbrëmjen që Madridi luajti me ngjyrë vjollcë në vend të fanellës origjinale të bardhë, tribunat e “Bernabeut” ku qëndrojnë ultrasit e Realit i kërkuan pjesës tjetër të stadiumit, që, që të gjithë të shkojnë në stadium me të bardha për të parë ndeshjen e parë çerekfinale në Champions League kundër Manchester Cityt.
Takimi i vajtjes do të luhet të martën e ardhshme, më 9 prill dhe tifozët e Realit duan të frikësojnë Cityn me një stadium të gjithin të ngjyrosur me të bardha.
(Kosova Sot Online)