Prishtina – Drita, sfida kryesore e sotme gjysmëfinale e Kupës

  • S.A /
  • 03 April 2024 - 09:44
Prishtina – Drita, sfida kryesore e sotme gjysmëfinale e Kupës

Pas ndeshjeve të Superligës, në mesjavë do të rikthehet Kupa e Kosovës në futboll, transmeton "Kosova Sot Online ".

Dy ndeshje interesante na presin sot në sfidat e para të gjysmëfinales, e cila luhet në sistem vajtje-ardhje.

Dueli kryesor i gjysmëfinales do të jetë ai mes Prishtinës dhe Dritës.

Dueli i parë më 3 prill do të luhet në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan me Prishtinën vendëse në derbin Bardhekaltër.

Ndërkaq, loja e kthimit do të luhet në Gjilan dy javë më vonë, respektivisht më 17 prill.

Prishtina do të luajë “all-in” në Kupë, përmes së cilës synon të dalë në Evropë duke e pasur parasysh se në kampionat ka mbetur prapa.

Por, as Drita s’e ka të sigurt pjesëmarrjen në garat evropiane përmes Superligës, ku aktualisht është e treta, vetëm tri pikë përpara Malishevës, që është e katërta.

Ndërkohë, sot do të luhet edhe sfida tjetër gjysmëfinaliste mes dy ekipeve lokale, Suhareka dhe Ballkani.

Kurse, loja e kthimit do të luhet dy javë më vonë me kampionin e dyfishtë kosovar që do të luajë në cilësinë e vendësit. Të dy ndeshjet e sotme do të nisin në orën 15:00

(Kosova Sot Online )