Vedat Muriqi ëndërron ‘gardën e nderit’ nga Real Madridi

  • G.G /
  • 03 April 2024 - 11:51
Vedat Muriqi ëndërron ‘gardën e nderit’ nga Real Madridi

Të shtunën mbrëma, skuadrën e Mallorcas e pret ndeshja kryesore e sezonit.

Ekipi ishullor do të luaj finalen e “Copa del Rey” përballë Athletic Bilbaos.

Një javë më vonë, Mallorca e pret në shtëpi liderin e La Ligës, Real Madridin, dhe shpresojnë ta presin si fitues të Kupës së Mbretit.

E në prag të finales me Bilbaon, futbollisti kryesor i Mallorcas, Vedat Muriqi ka treguar hapur ëndrrën e tij për t’i dhënë një “gardë nderi” njëra prej klubeve më të mëdha të futbollit spanjoll, Real Madridi.

“A mund ta imagjinoni një ekip si Real Madridi që të na japë Gardën e Nderit për fitimin e Kupës? T’i japin një Gardë Nderi Muriqit, i cili ishte vetëm një kamerier disa vite më parë? Do të ishte bukur sinqerisht”, përfundoi prizrenas.

Vedat Muriqi këtë edicion ka bërë tre paraqitje në Kupën e Mbretit, por nuk ka shënuar asnjë gol.

Ndërsa, në La Liga, Muriqi ka 22 paraqitje, pesë gola, e dy asistime.

Pra, Athletic Bilbao e Mallorca do të luajnë në finalen e madhe të “Copa del Rey” e cila pritet të zhvillohet këtë të shtunë nga ora 22:00 në “Estadio de La Cartuja” të Sevillas.

(Kosova Sot Online)