Detaje nga dy ndeshjet e para gjysmëfinale të Kupës së Kosovës

  • A.P /
  • 03 April 2024 - 17:29
Detaje nga dy ndeshjet e para gjysmëfinale të Kupës së Kosovës

Janë zhvilluar sot dy ndeshjet e para gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll.

Prishtina u përball me Dritën, në duelin e zhvilluar në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan.

Ndeshja u mbyll pa fitues dhe pa gola të shënuar.

Dy ekipet patën rastet e tyre, por që nuk arritën t’i konkretizonin.

Madje, Prishtina arriti të shënonte një herë në minutën e 22-të, por goli u anulua nga VAR-i për shkak të prekjes me dorë.

Ballkani në anën tjetër arriti ta fitonte duelin e parë ndaj Suharekës në momentet e fundit 0:1.

Deri në fund, ndeshja nuk prodhoi gola, teksa rastet nuk munguan sidomos nga kampioni në fuqi.

E goli erdhi në minutën e 90-të, kur shënoi Marsel Ismajlgeci.

Duelet e kthimit të gjysmëfinaleve do të zhvillohen më 17 prill.

(Kosova Sot Online)