Barcelona e bën prioritet Amorimin

  • A.P /
  • 03 April 2024 - 20:42
Barcelona e bën prioritet Amorimin

Barcelona po përpiqet të sigurojë emërimin e Ruben Amorimit, duke ditur se ai tani është bërë zgjedhja kryesore për një seri klubesh të mëdha evropiane.

Klubi katalanas ishte parë si favorit për trajnerin e Sporting Lisbonës, deri javën e kaluar, pasi u zbulua se Xabi Alonso do të qëndronte te Bayer Leverkusen edhe për një sezon .

Parashikohej se Amorim do të shkonte në Barcelonë dhe Alonso në një nga Liverpool ose Bayern Munich.

Megjithatë, klauzola e lartë e lirimit të Sporting, e kuptuar të jetë rreth 13 milionë euro, ishte një nga disa arsye që asgjë nuk është konfirmuar ende.

(Kosova Sot Online)