Kosova s’lëviz vendi, Shqipëria bie në renditjen e FIFA-s

  • S.A /
  • 04 April 2024 - 12:18
Kosova s’lëviz vendi, Shqipëria bie në renditjen e FIFA-s

FIFA e ka publikuar sot listën e re të Kombëtareve.Kombëtarja e Kosovës nuk ka lëvizur vendi në renditjen e muajit mars, transmeton "Kosova Sot Online ".

“Dardanët” e shohin veten në vendin e 102-të me 1205.85 pikë, njëjtë si në ranglistën e muajit të kaluar.

Siç dihet, Verdhekaltrit i zhvilluan dy ndeshje miqësore në muajin që shkoi, kur fituan ndaj Armenisë 1:0 dhe u mposhtën nga Hungaria 0:2.

Ndërkaq, Kombëtarja shqiptare pësoi rënie për dy pozita në renditjen e FIFA-s.

Kuqezinjtë i pësuan dy humbje në miqësoret e marsit, 0:3 nga Kili dhe 0:1 nga Suedia.

“Shqiponjat” e shohin veten në vendin e 66-të, në krahasim me atë të 64-t ku ishin në muajin e kaluar, me 1375.1 pikë. E në Top 10 nuk pati shumë ndryshme, me kampionen e botës, Argjentina që vazhdon të prijë, e ndjekur nga nënkampionia e botës, Franca.

(Kosova Sot Online )