Ten Hag: Në pesë ditë humbëm pesë pikë

  • A.P /
  • 05 April 2024 - 14:35
Ten Hag: Në pesë ditë humbëm pesë pikë

Manchester United mbrëmë e lëshoi fitoren nga duart, duke u mposhtur nga Chelsea 3:4 me dy gola në minutat shtesë.

E kjo nuk i pëlqeu aspak trajnerit të “Djajve të Kuq”, Erik ten Hag.

Ai tha se kjo është e papranueshme si dhe duhet të kenë standard të lartë nëse duan ta arrijnë Ligën e Kampionëve.

“Në pesë ditë humbëm pesë pikë. Kjo është e papranueshme. Cilësia e futbollit tonë është vërtet e lartë, por futbolli ka të bëjë me rezultate dhe duhet ta sjellësh me kalimin e kohës. Ne duhet të kemi një standard të lartë nëse duam të konkurrojmë për futbollin e Champions League”, tha trajneri holandez.

Aktualisht, Manchester United është në pozitën e gjashtë me 48 pikë të grumbulluara, 11 më pak se Aston Villa që mban pozitën e katërt. 

(Kosova Sot Online)