Pochettino: Nuk më pëlqen kur pësojmë gola

  • A.P /
  • 05 April 2024 - 14:36
Pochettino: Nuk më pëlqen kur pësojmë gola

Pas fitores 3-4 ndaj Manchester United, trajneri i Chelsea-t Maurico Pochettino deklaroi se skuadra e tij e meritonte që t’i merrte pikët e plota në atë takim, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në prononcimin e bërë për mediet pas këtij takimi argjentinasi u shpreh se rezultati ishte i drejtë dhe se skuadra duhet të luajë mirë ndaj çdo kundërshtari, kushdo qoftë ai.

“Ishte fantastike. E meritonim, ishim ekipi më i mirë. Ishte një rezultat i drejtë. Më pëlqen të shënojmë gola, por nuk më pëlqen t’i pësojmë siç ndodhi. Mënyra se si e filluam lojën është pikërisht ajo që duam, qoftë Manchester United apo Burnley përballë nesh”-u shpreh ai.

(Kosova Sot Online)