Ozil thotë se i mungon vetëm një klub në karrierën e tij

  • A.P /
  • 05 April 2024 - 18:38
Ozil thotë se i mungon vetëm një klub në karrierën e tij

Ish-mesfushori i Arsenalit dhe Gjermanisë, Mesut Ozil i dërgoi një “mesazh dashurie” Juventusit , duke deklaruar se klubi italian është i vetmi klub që i mungon në karrierën e tij.

35-vjeçari, i cili vari këpucët në fund të sezonit të kaluar, fitoi një “mal me trofe” gjatë karrierës së tij si futbollist.

Ai si profesionist e nisi karrierën te Schalke 04, për të vazhduar pastaj te Werder Bremeni, Real Madridi, Arsenali, Fenerebahçe dhe Basakhsehiri.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ish-reprezentuesi i Gjermanisë zbuloi se peng e ka vetëm që nuk ka luajtur te Juventusi në nivel klubesh.

“Krenar për karrierën time dhe për të gjitha klubet e mrekullueshme për të cilat kam pasur privilegjin të luaj – vetëm një klub që mungon: dashuria ime italiane Juventus”, shkroi Ozil, teksa në fotografi shihet se mban veshur një fanellë të personalizuar të Juventusit.

(Kosova Sot Online)