Kosova pëson humbje pas 14 ndeshjeve, mposhtet nga Ukraina

  • A.P /
  • 05 April 2024 - 20:18
Kosova pëson humbje pas 14 ndeshjeve, mposhtet nga Ukraina

Kombëtarja e Kosovës ka pësuar humbje në ndeshjen e parë të ciklit kualifikues për Kampionatin Evropian 2025.

Dardanet janë mposhtur nga Ukraina, në ndeshjen e zhvilluar në Antalia, me rezultat 2:0, në kuadër të Grupit 4 në Ligën B. Kjo ishte humbja e parë e të përzgjedhurave të Anneli Andersen pas një serie prej 13 fitoreve e një barazimi.

Të dy golat Ukraina i shënoi në pjesën e parë. Shifrat u zhbllokuan në minutën e 28-të, kur Anna Petryk shënoi nga penalltia. Gjashtë minuta më pas Tamila Khimich realizoi për 2:0. Deri në fund të dyja ekipet patën disa mundësi tjera shënimi, por rezultati mbeti i njejtë.

(Kosova Sot Online)