Klubi i Ajaxit njofton se portieri nga Kosova ka pësuar një frakturë

  • A.P /
  • 05 April 2024 - 21:28
Klubi i Ajaxit njofton se portieri nga Kosova ka pësuar një frakturë

Sezoni për Diant Ramajn duket se ka përfunduar para kohe.

Klubi i Ajaxit njoftoi këtë të premte se portieri nga Kosova ka pësuar një frakturë në bërrylin e majtë.

Këtë lëndim ai e mori në ndeshjen e fundit ndaj Go Ahead Eagles.

Sipas njoftimit të klubit holandez, sezoni për Ramajan ka shumë gjasa të ketë përfunduar tashmë.

22-vjeçari, përmes një postimi në llogarinë e tij në “Instagram”, falënderoi të gjithë për mbështetjen e treguar, teksa paralajmëroi për një rikthim të shpejt.

“Faleminderit për mesazhet dhe mbështetjen tuaj. Shihemi se shpejti!”, shkroi ai.

(Kosova Sot Online)