Superliga e Kosovës në futboll do të vazhdojë sot me tri duele

  • A.P /
  • 07 April 2024 - 09:18
Superliga e Kosovës në futboll do të vazhdojë sot me tri duele

Java e 28-të në Superligën e Kosovës në futboll do të vazhdojë edhe sot me tri duele.

Pa dyshim, vëmendja e të gjithëve do të jetë në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, atje ku Llapi do ta presë Dritën.

Këto dy skuadra, bashkë me Ballkanin do ta thonë fjalën e fundit sa i përket titullit të kampionit për këtë edicion.

Aktualisht, Llapi është lider me 54 pikë, një më shumë se Ballkani dhe tri më shumë se Drita.

Sot zhvillohen edhe dy ndeshje tjera.

Ballkani e pret në Suharekë Lirinë, kurse Prishtina udhëton për t’u përballur me Feronikelin 74.

Të trija ndeshjet nisin nga ora 15:00. 

(Kosova Sot Online)