Valverde: Ky është suksesi më i bukur në karrierën time

  • A.P /
  • 07 April 2024 - 15:16
Valverde: Ky është suksesi më i bukur në karrierën time

Në finalen numër 40-të, Athletic Bilbao u rikthye te triumfi në Copa del Rey pas 6 finaleve te humbura që prej edicionit 1983-84 duke mposhtur në finale Mallorca-n me penallti, pasi koha e rregullt edhe ajo shtesë përfunduan në barazim 1-1.

Ky ishte suksesi i 24-të në histori duke qëndruar pas Barcelona-s që kryeson me 31 trofe.

Ernesto Valverde ka shkruar emrin me gërma të arta në historinë e klubit bask, teksa trajneri koleksionoi trofeun e tretë personal në Kupë, pasi më parë e kishte fituar si lojtarë me Barcelonën dhe si trajner po me katalanasit.

Pas ndeshjes, Valverde ishte shumë i emocionuar, por më shumë i lumturuar për këtë arritje.

“Kjo është e pabesueshme, për mua është trofeu më i veçantë që kam fituar në jetën time, nuk ka të krahasuar. Ne ishim të vetëdijshëm për rëndësinë që kjo sfidë kishte për ne, për tifozët mbi të gjitha. Lexova shumë përpara finales, që në ishim favoritë, që Mallorca po vuan, por unë kurrë nuk mendova kështu. Mallorca është një skuadër shumë e fortë dhe fusha e konfirmoi, ata gjetën golin, na vendosën në presion, e madje u surprizova te penalltitë sepse i kisha studiuar shumë. Si ne, por edhe Mallorca kishim mundësit për ta fituar ndeshjen përpara penalltive. Agirrezabala? Ka qenë një nga protagonistët e vërtet, duke ndalur penalltinë vendimtare ndaj Morlanes. Ne jemi me fat që kemi Unai Simon dhe Julen Agirrezabala. Atij i është dashur të luajë ndeshje shumë të komplikuara këtë sezon, jo vetëm këtë, që ishte një finale, por për shembull kundër Barçës ose dy gjysmëfinalet kundër Atleticos. Jemi me fat që e kemi” – tha Valverde.

(Kosova Sot Online)