Van Dijk: Është turp që humbëm dy pikë kundër Manchester United

  • A.P /
  • 08 April 2024 - 20:20
Van Dijk: Është turp që humbëm dy pikë kundër Manchester United

Liverpooli mori një barazim ndaj Manchester United me rezultatin 2:2 në derbin e xhiros së 32-të në Premierligë.

The Reds ishin dominues në këtë përballje, por vetëm në fund arritën golin e barazimit, pas një penalltie të realizuar nga Salah.

E pas ndeshjes, kapiteni i këtij ekipi, Virgil van Dijk thotë se humbën dy pikë për fajin e tyre dhe kjo nuk i pëlqen fare.

“Duhet të kishim çuar rezultatin në 2-0 në pjesën e parë. Ne i kishim ata nën kontroll. Është turp që humbëm pikët. Padyshim që ndihet si një humbje. Ne i humbëm shanset tona dhe i dhamë kundërshtarit një shpëtim”, tha Van Dijk.

(Kosova Sot Online)